Esselamu alejkum

Ju prezantojmë AUDIO CD Projektin e radhës për vitin 1445 / 2023

MUHTESAR SAHIH EL-BUHARI

Edhe këtë vit (2023) UIAZD-BW Unioni i Qendrave Islame Shqiptare të Gjermanisë Dega Baden-Württemberg ka përgatitur AUDIO CD Projektin e  radhës  “MUHTESAR SAHIH EL-BUHARI” LIBRI AUTENTIK I BUHARIT – Version i Shkurtër, Autor IMAM EL BUHARI

Titulli:                                                “MUHTESAR SAHIH EL-BUHARI”

Tituli shqip:                                      LIBRI AUTENTIK I BUHARIUT – Version i Shkurtër

Autor:                                               Muhamed b. Ismail EL-BUHARI

Lexues:                                              Agim Avdiu

Boton:                                               UNIONI I QENDRAVE ISLAME SHQIPTARE NË GJERMANI, DEGA BADEN-WÜRTTEMBERG

Koordinator i projektit:                Abdylrrahim Leci

Kohëzgjatja e audiolibrit:             2144 min apo mbi 35:44 orë dëgjim.

Tema:                                               2220 Hadithe

Në këtë paketë përfshihen:

  • 1 Audio CD me Titull “MUHTESAR SAHIH EL-BUHARI”

‘‘Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë,

që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun‘‘.

(El Ahzab, 21).

Sipas konsensusit (ixhm’a) të dijetarëve muslimanë burimet themelore të islamit janë dy: Kurani dhe Suneti. Kurani fisnik (d.m.th. i lexueshëm) është fjala e Allahut që iu shpall Profetit Muhamed s.a.v.s. në një periudhe 23 vjeçare, në situata dhe rrethana të ndryshme.

Kurse Sunet (d.m.th. rrugë, traditë) janë thëniet, sjelljet dhe veprimet e Profetit a.s., të cilat shërbejnë si shpjegues praktik i Kuranit dhe sqarues i udhëzimeve të tij në mënyrë të detajuar. Nga këto dy burime fisnike elita e hershme intelektuale muslimane ka nxjerrë edhe metoda tjera të argumentimit si Analogjia (Kijas), Konsensusi (Ixhma), etj.

Alejkum selam

Zëvendëskryetar i UIAZD-BW

Abdylrrahim Leci

www.bw.uiazd.de