KURANI I MADHËRISHËM

Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue barekatuhu,

Ju paraqesim projektin e rradhës për Ramazanin e vitit 1440 / 2019  të përbashkët të Qendrave islame shqiptare në Baden Württemberg.

Union der islamisch-albanischen Zentren Deutschland e.V.
Landesverband Baden Württemberg.  UIAZD-BW.

001. EL-FATIHA.mp3

112. EL-IHLAS.mp3

113. EL-FELEK.mp3

114. EN-NAS.mp3

KURANI I MADHËRISHËM

LEXIMI I PËRKTHIMIT TIJ NË GJUHËN SHQIPE
MBËSHTETUR NË PËRKTHIMIN E PROF. HASAN I. NAHIT

HISTORIA E KURANIT

SHPALLJA HYJNORE
Termi Kur’an
Kurani është Fjala e Zotit e transmetuar Profetit të fundit Muhamed
(a.s.), me ndërmjetësinë e engjëllit Xhebrail (Gabriel) me kuptim
dhe me fjalë të përcaktuara mirë. Kjo Fjalë na është transmetuar nga
persona të shumtë, qoftë gojarisht, qoftë dhe me shkrim (teuâtur), çka
e bën atë (Kuranin) autentik në mënyrë të padiskutueshme. Në këtë
kuptim, Kurani konsiderohet fare i paimitueshëm, unik dhe i mbrojtur
nga vetë Zoti prej tjetërsimeve.
Fjala arabe Kur’ân rrjedh nga rrënja verbale kara’a, dhe ka kuptimin
lexim ose recitim. Ashtu si është përdorur në Kuran, ky term i referohet
Shpalljes Hyjnore në kuptimin e gjerë të fjalës dhe nuk i ngushtohet aspak
kuptimi në nocionin e shkruar dhe as në Librin, ashtu si e njohim ne sot.
Shpallja Hyjnore që i është transmetuar Profetit Muhamed (a.s.)
është përcaktuar në Kuran, sa me anë të termit Kur’ân (recitim), aq
dhe me anë termash të tjera, të cilat janë: Furkân (dallues) (25/1),
Tenzîl (zbritje nga lart) (26/192): Dhikr (përmendje me emër, këshillë,
kumt) (15/9): Kitâb (libër) (21/10), dhe akoma, Nûr (dritë), Hudâ
(udhërrëfyes), Rahmah (mëshirë), Beshîr (njoftues, paralajmërues) etj.
Secili nga këta terma pasqyron njërin nga aspektet e Fjalës së shpallur të Zotit.
Fjala El Kur’ân është Shpallja që i është zbritur Profetit Muhamed
(a.s.) dhe vetëm atij, ndërsa Shpalljet që u janë dërguar profetëve të
tjerë mbajnë emra të tjerë, si suhuf (rulat prej pergameni dërguar profetit
Ibrahim), Zebûr (Psalmet e profetit Daut), Teurât (Libri i shenjtë i
dërguar profetit Musa), si dhe Inxhîl (Ungjilli i dërguar profetit Isa).

Titulli:  KURANI I Madhërishëm
Recituesi i Kuranit arabisht: Idris Akbar
Interpretuesi në gjuhën shqipe: Agim Avdiu
Lexuar nga përkthimi i: Prof. Hasan I. Nahit
Studio: RedPictures Kumanovë
Realizuar nga: Thirrja Islame
Kordinator i projektit: Abdylrrahim Leci
Kopertinat CD: Ramiz Mustafai &  Abdylrrahim Leci
Kohëzgjatja e audiolibrit: 3018 min (50:30 min)
114 Suret e Kuranit
Tirazhi: 10 000 Copë

Në këtë paketë përfshihen:

  • 1 Audio CD me Titull “ KURANI I MADHËRISHËM?“
  • 1 Fletushkë me katër faqen “Falja e namazit për fillestar“

Union der Islamisch-Albanischen Zentren in Deutschland e.V.
Landesverband Baden Württemberg. UIAZD – BW

Me këtë CD ju mund të furnizoheni në këto Xhamia: 

Qendra Islame Shqiptare Stuttgart
Kölner Str. 12 | 70376 Stuttgart
Tel.: 0711 / 604810 | Fax: 0711 / 8569349
E-Mail: info@qendraislame.com | www.qendraislame.com
…………………………………………………………….
Qendra Islame Shqiptare „LËVIZJA“ e.V.
Buchstr. 21 | 73525 Schwäbisch Gmünd
Mobil: 0176 48 37 31 88
E-Mail: info@xhamia-gmund.de | www.xhamia-gmund.de
…………………………………………………………….
Qendra Islame Shqiptare
Böblinger str. 203 | 70199 Stuttgart
Mobil: 0176 48626217
…………………………………………………………….
Qendra Islame Shqiptare Karlsruhe
Kutschenweg 18, 76287 Rheinstetten
Mobil: 0173 6849644
…………………………………………………………….
Qendra Islame Shqiptare Neu Ulm
Fininger Str. 70 | 89231 Neu Ulm
Mobil: 0157 7 3983810
…………………………………………………………….
Xhamia Shqiptare Mannheim – DAI e.V Deutsch Albanisch Islamischer Verein
Pettenkkoferstr 8 | 68169 Mannheim
Tel.: 0175 1024880 | E-Mail: info@dai-mannheim.de
…………………………………………………………….

Islamischer Verein Schramberg e. V.
Kirnbachstrasse 8 | 78713 Schramberg
Mobil: 0157 3 9219209​
…………………………………………………………….
Islamischer Albanischer Kulturverein e. V.
Holzmadenerstr. 24, 73230 Kirchheim unter Teck
Mobil: 0157 54631048
…………………………………………………………….
Qendra islame shqiptare Pforzheim
Kronprinzenstrasse 25, 75177 Pforzheim
Mobil: 0176 74 47 12 03
Email: xhamia.info@gmail.com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *